Home Ekonomi Cani i pakenaqur me Crown Agents. Nuk do rinovohet kontrata

Cani i pakenaqur me Crown Agents. Nuk do rinovohet kontrata

538
0

crown-agentsKontrata e qeverisë me kompaninë e konsulencës doganore Crown Agents nuk ka sjellë atë çka pritej. Por pala shqiptare as do ta ndërpresë kontratën e lidhur tashmë me ta, as do ta rinovojë.

“Nuk po bëjmë fjalë gjëkundi për zgjatje kontrate! Të mos keqinformohet publiku ose deputetët të mos kenë keqkuptime. Asgjëkundi nuk është folur për rinovim, apo për zgjatje kontrate. Kontrata është dy vite”, tha dje, para deputetëve në Komisionin parlamentar të Ekonomisë kreu i Financave, Shkëlqim Cani.

Ministri shtoi më tej “Pakënaqësinë lidhur me këtë çështje e ka ngritur ministri i Financave tek Fondi Monetar Ndërkombëtar.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here