Home Aktualitet Arrestohet shefi i Interpol Tirana. Fshehu vrasjen e Frrokut ne Belgjike

Arrestohet shefi i Interpol Tirana. Fshehu vrasjen e Frrokut ne Belgjike

215
0

artan-bajraktariShërbimi i Kontrollit të Brendshëm i Policisë së Shtetit ka ndaluar dje në orët e vona të mbrëmjes dy oficerë të lartë. Bëhet fjalë për Artan Bajraktarin, drejtorin e Interpol Tirana dhe oficeren operatore Laureta Alla. Mësohet se arrestimi i dy oficerëve të lartë të policisë ka lidhje me “Çështjen Frroku”.

Nga sa mësohet Artan Bajraktari e Laureta Alla fshehën provat nga Belgjika që implikonin Mark Frrokun në akuzën që ai ka për vrasje në këtë shtet. Ende nuk dihen detaje se çfarë kanë fshehur saktësisht, por sipas asaj që mësohet ka prova të forta për shkelje të rëndë nga ana e oficerëve ndaj edhe është bërë ndalimi i tyre.

Sipas asaj që mësohet kjo çështje ka kohë që po hetohet nga SHKB. Artan Bajraktari para disa javësh ka pasur një ulje në detyrë. Më parë Bajraktari ka qenë Drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar të Policisë, por para disa javësh ai është hequr nga ky post dhe është emruar si Drejtor i Interpol Tirana, që është nën varësinë e drejtorisë ku ai ka qenë titullar më parë. Artan Bajraktari është emëruar si Drejtor më 2013 dhe ka qenë shef i Interpol Tirana edhe në 2005.

Previous articleCani i pakenaqur me Crown Agents. Nuk do rinovohet kontrata
Next articleDrejtori i Pergjithshem i Policise jep doreheqjen. Shkak zhvillimet per ceshtjen Frroku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here