Home Politike Basha:Paketa e re fiskale efekt negativ per ekonomine.

Basha:Paketa e re fiskale efekt negativ per ekonomine.

594
0

bashaAshtu sikurse njoftoi një ditë më parë, Partia Demokratike ka nisur sot seancat dëgjimore me grupet e interesit, në lidhje me projekt/buxhetin dhe paketën fiskale të qeverisë.

Kreu demokrat Lulzim Basha, i pranishëm në një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit në vend, theksoi se qëllimi i PD-së është të rikuperojë sadopak mungesën e dëgjimit të zërit të grupeve të interesit në procesin e hartimit të buxhetit 2014.

Sipas kryetarit të PD-së, ajo që po propozon mazhoranca është një “ndryshim drastik, dramatik, pothuajse total i realitetit fiskal dhe buxhetor”.

Ndër të tjera Basha shprehu shqetësimin e opozitës për paketën e re fiskale, pasi sipas tij, “largimi arbitrar nga sistemi i taksës së sheshtë ‘do ta kapë për fyti’ rritjen njomëzake që Shqipëria dhe shqiptarët kanë gëzuar prej 5 -6 vitesh me radhë. Do të shkaktojë një efekt negativ për ekonominë. Trembje e investitorëve, euros, dollarit dhe lekut”.

Sipas PD-së, pr/buxheti i vitit 2014 ka në thelb arbitraritetin dhe paaftësinë e qeverisë.

Duke i bërë thirrje edhe përfaqësuesve të mazhorancës që t’i bashkohen konsultimeve me grupet e interesit, kreu i PD-së ka nisur bashkëbisedimin me përfaqësues të biznesit për aspekte të paketës fiskale që prekin aktivitetin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here