Home Aktualitet Sekretari i Shtetit, John Kerry viziton Tiranen ne 14 shkurt

Sekretari i Shtetit, John Kerry viziton Tiranen ne 14 shkurt

93
0

1454616979CaptureDepartamenti amerikan i Shtetit, përmes një njoftimi zyrtar të pasdites së kësaj të enjteje ka bërë të ditur se Sekretari i Shtetit, John Kerry do të vizitojë Tiranën më 14 shkurt.

Ndalesa e Sekretarit Kerry në Shqipëri është në vazhdën e një udhëtimi 5-ditor, që ai do ta nisë me ndalesën në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 52-të të Sigurisë. Në këtë ndalesë, ai do të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar në Mbështetje të Sirisë (ISSG) për të diskutuar mbi mënyrat sesi të përshpejtohet dhënia fund e konfliktit sirian.

Më tej në Tiranë, Sekretari Kerry do të takohet me krerët më të lartë të qeverisë shqiptare, për të diskutuar mbi integrimin e mëtejshëm euroatlantik të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin e ngushtë dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

John Kerry bëhet i pesti kryediplomat amerikan që viziton Shqipërinë gjatë 26 viteve të demokracisë. I pari ka qenë James A. Baker III, në vitin 1991, atëherë kur Shqipëria ende nuk kishte dalë plotësisht nga diktatura 45-vjeçare komuniste.

Më pas, në vitin 2000 ishte Madeleine Albright, ajo që vizitonte Tiranën pak pas Çlirimit të Kosovës.1454616979Capture

Pas një tjetër përplasjeje në rajon, asaj të 2001-shit në Maqedoni, ishte Colin Poëell, në vitin 2003, që do të ishte i pranishëm në firmosjen e Kartës së Adriatikut mes Uashingtonit, Tiranës, Zagrebit dhe Shkupit.

Hillary Clinton ishte Sekretarja e fundit amerikane e Shtetit, e cila vizitoi Shqipërinë në vitin 2012. Tre vite pas kësaj vizite, në kohën kur rajoni është i përfshirë nga shumë zhvillime, por edhe nga tentativat e herëpashershme të Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj në Ballkan, John Kerry viziton Tiranën.

Pas Shqipërisë, kryediplomati amerikan do të rikthehet në SHBA, ku në Sunnylands, Rancho Mirage, të Kalifornisë do të bashkohet me Presidentin amerikan, Barack Obama, në samitin mes SHBA-ve dhe ASEAN (rajoni Azi-Paqësor), më 15 dhe 16 shkurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here