Policia e Tiranës ka dalë në një deklaratë për mediat për zjarrin që ra në një një pallat tek Unaza e re, ku humbi jetën një fëmijë dhe u lëndua një zjarrfikës.
Sipas Policisë, shkak i zjarrit ka qenë një bombël gazi që ndodhej në ballkonin e banesës, ku u gjet i vdekur edhe 4-vjeçari A. Nezha.
“Tirane ne oren 17:45 në Unazë të Re, rruga “Astrit Losha ” në një banesë në kate të shtatë te shtetasit Amarildo Nezha rreth 35 vjeç , ka rënë zjarr.
Me mberritjen e sherbimeve policore dhe zjarrfikes evakuoet çifti i bashkeshorteve së bashku me femijen e mitur te seksit femer te cilet jane jashte rrezikut per jeten dhe fëmija e moshes 4-5 vjeç A. Nezha ka gjetur vdekjen si pasoje e flakeve te shumta.
Nga hetimet e para dyshohet se shkak i kesaj ka qene nje bombul gazi. Zjarri ka nisur nga ballkoni i baneses. Policia ne vendgjarje per hetime te mëtejshme”, shkruan deklarata.