Home Aktualitet Fiter Bajrami, Topi: Sot duhet të kemi më shumë tolerancë

Fiter Bajrami, Topi: Sot duhet të kemi më shumë tolerancë

552
0

Në ditën e Fiter Bajramit, edhe presidenti i vendit Bamir Topi ka shprehur mesazhin e tij të urimit për të gjithë besimtarët myslimanë. Pas vizitës së zhvilluar në Komunitetin Mysliman, kreu i shtetit theksoi se kjo është dita, kur të gjithë njerëzit duhet të japin ndaj njëri-tjetrit, më shumë respekt, tolerancë dhe mirëkuptim.
“E gjithë shoqëria duhet të jetë në ato kondicione, kur duhet të tolerojë më shumë, duhet të japë më shumë mirëkuptim. Kjo vlen për politikanët, për insitutcionet që të demonstrojnë më shumë tolerancë, më shumë butësi në mesazhet e tyre, sepse ajo që demonstrojnë politikanët amplifikohet në mbarë shoqërinë”, është shprehur presidenti.
Po ashtu Topi në fjalën e tij theksoi se sot, është dita, për të pasur mendim të qartë për njerëzit që janë në nevojë. “Kërkojmë më shumë solidaritet, sepse vetëm në këtë mënyrë, Shqipëria ka shance të shkojë në familjen e vendeve të qytetëruara, sikurse është familja evropiane”, përfundoi presidenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here