Home Kosova Serbët bllokuan tri makina të EULEX-it, KFOR-i, rrugët

Serbët bllokuan tri makina të EULEX-it, KFOR-i, rrugët

578
0

Serbët lokalë kanë bllokuar tri makina të EULEX-it, të cilat ishin nisur në drejtim të Bërnjakut.  Si kundërpërgjigje, KFOR-i mesohet se ka marrë një operacion dhe ka bllokuar të gjitha rrugët që çojnë dhe dalin nga Zubin Potoku për në qytete të tjetra të veriut të Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, përfaqësuesit serbë thonë se misioni evropian nuk po respekton marrëveshjen për kalimin e vetëm tre makinave të EULEX-it në baza ditore, në drejtim të Jarinës dhe Bërnjakut.

EULEX-i mohon të ekzistojë një marrëveshje e tillë dhe thotë se “liria e lëvizjes nuk mund të kushtëzohet”.

Serbët e veriut kanë krijuar në vazhdimësi pengesa në qarkullim që nga korriku i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për shtrirjen e autoritetit të saj edhe në veri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here