Një familje është shuar në kryeqytet kur banesa e tyre u përfshi nga flakët. Zjarri i rënë në një apartament shkakton tre viktima në familjen Spahiu ndërkohë që shpëton Jona njëra prej vajzave të çiftit. Tre personat që kanë humbur jetën kanë qenë Genci Spahiu 35 vjeç, bashkëshortja e tij Florida dhe vajza 5-vjeçare Jona Spahiu.
Nga flakët që kanë përfshinë apartamentin është bërë e mundur që të shpëtohet vajza tjetër e çiftit Dea Spahiu. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Derhemi rreth orës 1 pas mesnate. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrëfikëset të cilat kanë bërë të mundur që të shuajnë flakët që kishin përfshirë banesën.
Familja Spahiu e përbërë prej katër anëtarësh jetonin me qera në apartamentin që ndodhej në rrugën Derhemi. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore shkak për ngjarjen është bërë një shkëndijë elektrike e cila ka bërë që të marrë flakë bombula e gazit dhe më pas e gjithë banesa. Për ngjarjen e rëndë policia por edhe zjarrëfikësit janë njoftuar prej fqinjëve të cilët kanë vënë re zjarrin në banesën e familjes Spahiu.
Pasi kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve efektivat e komisariatit numër 1 dhe zjarrëfikësit kanë nxjerrë anëtarët e familjes Spahiu midis të cilëve ka shpëtuar vetëm Dea njëra prej vajzave. Aktualisht vajza që i mbijetoi flakëve që ra në apartamentit e familjes Spahiu ndodhet nën kujdesin e mjekëve.