Home Aktualitet Shperthen tubi i gazit, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Shperthen tubi i gazit, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

589
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në lagjen Sheq të Fierit, ku një person vdiq dhe një tjeter u plagos ndërsa tentuan të sharronin një tub gazi, të cilin më pas do e shisnin me qëllim përfitimi, për skrap.

Rreth orës 12:00 një i ri ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i gazit, kurse një tjetër u asfiksua dhe në gjendje të rëndë është dërguar në spital.

Policia e Fierit bën të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi prane lumit Seman në një pusetë ku kalonin tubacione gazi. Dy të rinjtë, Ilmi Xhepi 22 vjec dhe V.P, 19 vjec kanë prerë me sharrë një tubacion gazi që kalonte në zonë pa patur dijeni se linja e gazit ishte ende ne funksionim. Dyshohet se sasia e gazit qe shpërtheu nga tubi i mori menjëherë jetën 22 vjecarit, ndërsa në gjendje të asfiksuar është dërguar në spital, 19-vjecari që shoqëronte të riun që humbi jetën.

Burime nga spitali rajonal shprehen se 19 vjecari vijon te jete ne gjendje te rende.Te rinjte u gjeten nga punonjes te sektorit te naftes, ndersa ne vengjarje policia sekuestroi dhe nje sharre qe ishte perdorur per prerjen e tubave.

Vijojne hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Policia dyshon se të rinjtë e kryenin këtë aktivitet prej pak kohësh. Ata prisnin tuba dhe i shisnin për skrap duke fituar në këtë mënyrë para.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here