Home Ekonomi Arkitekti i Euros: Pati defekte qe ne fillim

Arkitekti i Euros: Pati defekte qe ne fillim

575
0

Një nga arkitektët e monedhës së përbashkët evropiane, Jacques Delors ka deklaruar se eurozona pati defekte që nga fillimi i krijimit të saj. 

Delors ka deklaruar për “Daily Telegraph” se mungesa e një fuqie qendrore për të koordinuar politikat ekonomike u ka lejuar disa vendeve anëtare të rrisin borxhin e tyre.

Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Evropian nga viti 1985 deri në 1995, ai luajti një rol kyc në procesin që lancoi euron. Komentet e tij vijnë në një moment kur është vënë në dyshim vazhdimi i eurozonës.

Gjatë intervistës, zoti Delors ka thënë se kriza e borxhit nuk buron nga vetë ideja e monedhës së përbashkët, por nga një “defekt në ekzekutim” nga ana e liderëve politikë që mbikëqyrën lancimin e saj.

Ai ka vënë në dukje se liderët “bënë një sy qorr” ndaj dobësisë dhe cekuilibrimit të ekonomive të disa prej vendeve anëtare të eurozonës.

“Ministrat e Financave nuk donin të shihnin asnjë mosmarrëveshje, me të cilën do të detyroheshin të merreshin”, ka thënë francezi 86-vjecar.

Zoti Delors insiston se të gjitha vendet evropiane duhet ta ndajnë mes tyre fajin për krizën e borxhit, që ka sjellë frikën për mbijetesën e euros.

“Secili duhet të mbikëqyrë ndërgjegjen e tij”, ka nënvizuar Delors, duke shtuar se reagimi aktual i vendeve anëtare ka qenë shumë i vonuar dhe i pamjaftueshëm.

Deklarata e “arkitektit” vjen dy ditë pasi presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi foli për një rritje të rreziqeve mbi ekonominë e Eurozonës.

Po atë ditë, për zgjidhjen e situatës, presidenti francez Nicholas Sarkozy propozoi riformatimin e Bashkimit Evropian, ide kjo që u mbështet edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here