Home Aktualitet Lajcak: Palet te qetesohen, te degjohen keshillat e BE-se

Lajcak: Palet te qetesohen, te degjohen keshillat e BE-se

665
0

Delegacioni i BE-së dha sot një konferencë për shtyp pas takimeve me krerët e lartë të shtetit, Topi, Berisha e Topalli dhe kreut të opozitës, Edi Rama. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak fillimisht u shprehu ngushëllimet familjeve që humbën njerëzit e tyre në demonstratën e 21 janarit. Më tej, ai theksoi mesazhin e qartë që i drejtohet popullit shqiptar. “Ne jemi me ju, duam që Shqipëria të ketë një perspektivë të qartë evropiane. Duam të shohim ulje të dhunës. Nuk është mënyra evropiane e të zgjidhurit të çështjeve politike ajo që pamë të premten”.

Lajcak përmendi takimet e tij me udhëheqësit kryesorë, gjatë të cilave shprehu shqetësimin e BE-së në lidhje me situatën. “Theksova nevojën për qetësi. U kujtova përfaqësuesve politikë përgjegjësinë e tyre. Ne kërkojmë shmangien e veprimeve që mund të çojnë në konfrontime të tjera”. Lajcak shprehu në emër të BE-së se “ne duam kthimin e Shqipërisë në rrugën evropiane. E bëra të qartë se e ardhmja e Shqipërisë varet nga ajo që ne u kërkojmë udhëheqësve tuaj të bëhet dhe të bëhet tani. Është në dorën e politikanëve tuaj të bëjnë lëvizjen e duhur në drejtimin e duhur. Ata e dinë me saktësi se ç’duhet të bëjnë”, nënvizoi ai në mbyllje të konferencës për shtyp

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here