Zbardhet dokumenti që do të miratohet më 22 qershor, pra të martën e ardhshme në Parlamentin Europian, i cili është hartuar nga reporteri i PE-së, eurodeputeti grek, Nicholas Countis.
Në këtë rezolutë, e cila u shty pak kohë më parë nga kriza politike theksohet se “Shqipëria po futet në rrugë qorre”.
Në draft-rezolutën që pritet të votohet javën e ardhshme, në Komitetin për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, specifikohet qartësisht rëndësia e një marrëveshjeje politike, në mënyrë që proceset eurointegruese për Shqipërinë të vijojnë normalisht.
Ndërkombëtarët përcjellin mesazhin se zgjidhja e kësaj rruge qorre në të cilën ndodhet Shqipëria janë:
transparenca dhe dialogu. Në tekstin e amendamenteve shtesë theksohet se dy forcat më të mëdha politike duhet të reagojnë për të bërë të gjitha përpjekjet për të arritur një qasje konstruktive midis tyre.