Home Aktualitet Ardian Klosi, sot homazhet. Flloko: Dani, intelektual i klasit te pare

Ardian Klosi, sot homazhet. Flloko: Dani, intelektual i klasit te pare

731
0

Vetëvrasja tragjike e Ardian Klosit e ka trishtuar pafund aktorin e madh Timo Flloko. Me dhimbje, Flloko rrëfen momentet e fundit që kaloi me publicistin, vetëm pak orë para se Dani siç e thërret ai, ndërmori aktin tragjik. Për aktorin e madh, miku i tij Ardian Klosi ishte një ishte një intelektual i klasit të parë, elitist në idetë e tija, një përkthyer i rangut të parë e një personalitet shumë dimensional. “Si njeri i madh që ishte, ai bëri një zgjidhje. Të mëdhenjtë nuk gjykohen për zgjidhjet që bëjnë”, – shprehet Timo Flloko.

“Në momentin e fundit, Dani mbylli portën, i vuri ganxhën. Jutta doli, u nis me makinë. Unë i prek dorën dhe i thashë Dani më merr në telefon sepse jam i lirë këto kohë, kur të duash më merr. Gjithmonë, që kur morëm vesh që ndodhi shtrimi i tij në spital, kam dashur të tregoj sigurisht më shumë dashuri ndaj tij. Ai ishte i ‘hollë’ dhe e kuptonte. Në fund i thashë, këto jargavanët si diçka nga Fausti. Qeshi dhe më pa, mirë Timo do të shihemi më tha. Ky ishte fundi. Unë mora rrugën tatëpjetë. Pas afër gjysmë ore më merr motra e tij Mira dhe më tha se çfarë kishte ndodhur”, citon sot Gazeta Shqiptare nje pjese te rrefimit te aktorit Timo Flloko, mik i Klosit.

E bija Katerina, e bija e Ardian Klosit, e ka telefonuar e para policinë duke njoftuar se babai i saj do të vetëvritej. Telefonata në polici është bërë në orën 21:00 të mbrëmjes dhe duket se përkon pikërisht me momentin kur e shoqja e publicistit, Jutta Benzenberg, mori një mesazh ku Ardiani i rrëfente se do të vetëvritej, akt të cilin e ka realizuar deri në momentin kur familjarët kanë mbërritur në shtëpi.

Teksti i mesazhit që Ardian Klosi i dërgoi të shoqes Juttës para se të vetëvritej:
“Kaluam shumë bukur. Ishte fjala për atë pak kohë që kaluam aty. Unë nuk mund të vazhdoj më. Kur të kthehesh eja pa vajzën”.

Publicisti Ardian Klosi u vetëvar rreth orës 21:00 të së enjtes në banesën e tij në afërsi të Liqenit Artificial, në një ambient të përshtatur si depo. Sipas policisë nga hetimet e para rezulton se 55-vjeçari kishte disa kohë që vuante nga gjendja depresive, si dhe kishte tentuar disa herë të vetëvritej. Pak kohë më parë, Klosi u shtrua në spital pasi kishte pirë një sasi të madhe ilaçesh, por për fat ndihma e shpejtë mjekësore e shpëtoi nga vdekja. Mbrëmjen e së enjtes sapo është gjendur i vetëm në shtëpi, ka ndërmarrë aktin tragjik të vetësakrifikimit. Homazhet në nderim të publicistit Ardian Klosi do të mbahen rreth orës 12:00-14:00 tek Bibloteka Kombëtare. Në orën 14:00, trupi i pajetë i Klosit do të niset drejt varrezave të Sharrës, aty ku do të prehet përjetësisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here