Home Aktualitet Temperaturat e larta, pushuesit frekuentojne plazhet

Temperaturat e larta, pushuesit frekuentojne plazhet

359
0

Fundjava me rritje të ndjeshme të temperaturave ka boshatisur kryeqytetin. Përmirësimi i motit ka favorizuar mjaft banorë të Tiranës të braktisin aktivitetet e përditshme, duke zgjedhur kryesisht bregdetin.

Rritja e temperaturave me disa gradë ka nisur që prej mesjavës, ndërsa ditën e djeshme dhe sot janë regjistruar temperaturat më të larta përgjatë këtij muaji. Bregdeti i Durrësit dhe Vlorës për shkak dhe të distancës së afërme me kryeqytetin kanë qenë destinacionet më të preferuara, ndonëse qytetarët shprehin rezerva për masat që duhet të ishin marrë për të siguruar një plazh të pastër.

“Papastërtia është e madhe, ka shumë gjëra që duhen rregulluar”, shprehet një pushues.

Tani është i papastër, koha është shumë e bukur, por ambienti është shumë i pisët”, shprehet një tjetër.

Previous articleArdian Klosi, sot homazhet. Flloko: Dani, intelektual i klasit te pare
Next articleTitaniku 2, do jete i gatshem ne 2016

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here