Home Aktualitet Atentati ndaj biznesmentit, shoqerohet ne polici shoku i tij

Atentati ndaj biznesmentit, shoqerohet ne polici shoku i tij

556
0

ATENTATI-TIRANEProkuroria dhe policia e Tiranës ngrenë dyshimet e para mbi autorin e shpërthimit të ndodhur paraditen e djeshme ku mbetën të plagosur biznesmeni Armando Çeka, juristi Julian Çuni dhe truproja Artur Sharra.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09: 30 minuta në kompleksin “Grifon” në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë.

Gjatë ditës së djeshme është shoqëruar një person në polici, i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen e rëndë dhe ka njohje të vjetër me shënjestrën e këtij atentati.

Sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë së kryeqytetit për momentin njeriu që është i dyshuar në këtë ngjarje është shtetasi me inicialet L.T. Ky person gjatë ditës së djeshme është marrë në pyetje, pasi njihet si individ me precedent penalë dhe kundërshtar në biznes me Armando Çekën. Sipas policisë ky person është dënuar më parë për drogë, dhe se pas marrjes në pyetje ai nuk ka pranuar të ketë lidhje me atentatin e një dite më parë. Burimet shtuan se autori i krimit duhet të ketë qënë shumë pranë vendit të krimit, ku sapo ka parë Çekën të ngjisë shkallët, ka aktivizuar sasinë e tritolit, të fshehur buzë murit.

Pistat hetimore që janë ngritur për këtë çështje janë të shumta, ku po verifikohen me imtësi konfliktet e biznesmenit Armando Çeka në fushën e biznesit dhe disa konflikte të tjera. Policia ka sqaruar se objekti është ndërtuar në vitin 1992, nga biznesmeni i lokaleve Ilir Mata, që njihet dhe si kunat i deputetit Dashamir Peza. Kompleksi i ka kaluar në pronësi motrës së tij Lavdie Çeka. Kompleksi ka patur përballje në gjykatë për lejen e ndërtimit, por sipas të njëjtit burim gjatë kësaj periudhe nuk ka patur ndonjëherë konflikt me pronarët e truallit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here