Këngëtarja Altuna Sejdiu përveç karrierës së saj muzikore është mjaft e komentuar edhe përsa i përket stilit të saj të veshjes.
Gjatë netëve të spektaklit “X-Factor” ku Tuna ishte një prej anëtarëve të jurisë, ajo u shfaq me veshje nga më të veçantat dhe me stil të flokëve shpeshherë të çuditshëm.
Akoma më shumë ajo tërhoqi vëmendje natën finale, ku u shfaq me një fustan mjaft të bukur, të dizajnuar me gurë me ngjyra, i cili ekspozonte dekoltenë e saj.
Por duket se këtë herë Tuna nuk ishte dhe aq origjinale. Fustani i saj kishte një ngjashmëri të madhe, për të mos thënë që ishte identik me atë të Floriana Garos në konkursin e bukurisë në Kinë, ku kjo e fundit përfaqësonte Shqipërinë në “Miss World”.
Kështu që përveçse për kopjim Tuna u komentua edhe për stil demode, duke marë parasysh që Garo e ka veshur fustanin në fjalë 2 vite më parë.
Ku mund ta gjej ket fustan te Altunes qe e kishe vesh sonte (01.03.2013). Do paguaj shum per ate fustan. Ju lautem me tregoni.
Fustanin e Tunes e ka stiluar Stilistja Enada At Nikolla. Nr kontakti i saj eshte 0667001717