Shqipëria nuk merr statusin e vendit kandidat pasi nuk ka plotesuar kushtet. Ne nje konference per shtyp komisioneri per zgjerimin Stefan Fyle tha se Shqiperia duhet të plotësoje kushtet ekonomike dhe politike në mënyrë që të marrë statusin e vendit kandidat.
“I bëjmë thirrje Shqipërisë, të vazhdojë progresin që ka arritur deri tani”-theksoi Fyle
Shqiperia duhet te dale sa me pare nga ngerci politik, vazhdoi me tej Fyle
Ai theksoi se nuk ka asnjë diferencim mes opozitës dhe mazhorancës, të dyja palët duhet të ndajnë përgjegjësitë.
Sipas Fyle-s, nëse do të ketë një kalim të ngërcit dhe plotësim të kritereve te Kopenhagenit, bazuar në meritë, atëherë vitin e ardhshëm mund të pritet një raport pozitiv.
Kushtet politike dhe ekonomike jane kushte te panegociueshme tha komisioneri, duhen plotesuar.
Ne monitorojmë më kujdes implementimin e të gjithë kapitujve, tha Fyle, vlerësojmë dhe kapacitetin e këtyre vendeve për porgres, mbështesim dhe këshillojmë që si te arrijnë standartet.
“Asnjë vend nuk mund të anëtarësohet pa plotësuar këto kritere”- u shpreh Fyle
Kosova ka përpara sfida të mëdha politike, tha Fyle, ndërsa theksoi se KE është e angazhuar për të liberalizuar vizat edhe për Kosovën.
Ndërkaq sa i përket Malit të zi, komisioneri Fule rekomandoi vazhdimin e progresit për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit, por tha se është i gatshëm të rekomandojë “statusin kandidat”
***
Nga të gjitha analizat dhe deklarimet e ndërkombëtarëve para prezantimit te raportit është lënë të kuptohet se Shqipëria nuk do të mund të marrë statusin e vendit kandidat.
Qëndrimet e zyrtarëve të lartë dhe kritikat e ndërkombëtarëve lidhen kryesisht me situatën politike dhe mosarritjen e zgjidhjes së krizës që po vijon prej zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009. Krahas çështjes politike, qeveria shqiptare do të kritikohet në punën e saj edhe për luftën e kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe moszbatimin e disa reformave jetike për vendin, kryesisht në sistemin gjyqësor.
Nga ana tjetër, edhe vetë qeveria ka parashikuar se nuk do të marrë statusin e vendit kandidat. Në projektbuxhetin për vitin 2011, qeveria ka parashikuar që statusi i vendit kandidat duhet të merret brenda vitit 2011. Pra, qeveria ka planifikuar edhe fondet përkatëse për të plotësuar kushtet dhe për të lobuar për marrjen e këtij statusi vitin e ardhshëm. Edhe komisionerja Sesilia Malmstrom e ka paralajmëruar mohimin e statusit të vendit kandidat duke shpjeguar se liberalizimi i vizave ka ardhur për qytetarët shqiptarë. Sipas saj, politika ka ende shumë punë për të bërë për të arritur statusin e vendit kandidat.
Sipas ‘Eurovoice’ ngërçi politik në vend ka ndalur progresin e Shqipërisë, ndaj dhe vlerësimi i Komisionit do të jetë negativ.
Aplikimi i bërë në Prillin e vitit të kaluar nga Shqipëria, nga shumë zyrtarë të BE u quajt i parakohshëm, por kryeministri Sali Berisha nuk e mori parasysh këshillën pasi ishte në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe ky hap u pa si një përpjekje për të rritur shanset elektorale.
Që nga zgjedhjet situata politike në Shqipëri është përkeqësuar shumë. Opozita ka kërkuar rihapjen e kutive të votimit për të vërtetuar dyshimet mbi manipulimin e rezultatit , ndërsa qeveria thotë se nuk mund të pranojë këtë kërkesë pasi do të kishte shkelje të kodit zgjedhor. Pas kësaj socialistët fillimisht kanë bojkotuar parlamentin, ndërkohë që tani nuk pranojnë të votojnë asnjë projektligj, dhe kjo ka paralizuar miratimin ligjeve të rëndësishme në parlament.
Në korrik Parlamenti Evropian u bëri thirrje të dy palëve për të arritur një marrëveshje, për ngritjen e një komisoni hetimor parlamentar por palët edhe në këtë rast nuk mundën dot të gjenin gjuhën e përbashkët, ndaj vlerësimi i Komisionit do të jetë negativ.
“Kriza ka penguar punën e parlamentit dhe politika ka ndalur reformat e nevojshme që duan konsensus, reforma të cilat janë të nevojshme në rrugën drejt integrimit të vendit në BE”
Në raport thuhet se vetë zyrtarët në shqipëri mendojne se ndryshe nga faktorët që pengojnë Kosovën dhe Bosnjen, problemet e Shqipërisë janë tërësisht të brendshme, pavarësisht disa përmirësimeve që janë bërë gjatë kësaj kohe.
Eurovoicë citon një anëtarë të Komisionit, i cili shprehet se e gjithë kjo paralizë është shenjë e mungesës së pjekurisë së politikës shqiptare.
Në muajt e fundit, Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e BE për heqjen e regjimit të vizave, thuhet mw tej, një nxitje e madhe kjo për qeverinë. E cila, me heqjen e vizave do tua bëjë më të lehtë shqiptarëve mundësinë për të udhëtuar në Evropë, por ajo nuk e ka sjellë vendim më afër Evropës. Edhe pse kriza politike mund të kalohet Shqipëria është shumë larg BE-së
Në ditën e dytë të mbledhjes së Komiteti të Përbashket të Asocim-Stabilizimit, delegacioni i PE-së përsëriti apelin drejtuar Shqipërisë për dhënien fund të krizës së tejzgjatur politike. Sipas PE-së, vemëndja duhet të përqendrohet në çështje shumë primare si ekonomia dhe papunësia.
Eurodeputeti italian, Antonio Cancian duke folur për situatën politike, kërkoi që të gjendet një zgjidhje urgjente.
Sipas tij, në vend ka çështje të tjera që lënë shumë për të dëshiruar, si është ekonomia ku papunësia “është armiku më i madh në masën 13%”. Sipas tij, Rezoluta e KE për krizën politike në Shqipëri është një pikë e fortë dhe se do të ishte zhgënjyese nëse nuk do t’i dilej mbanë edhe kësaj radhe.