Home Aktualitet 37-vjeçari vritet ne Siri. Familja kerkon te rikthehen femijet

37-vjeçari vritet ne Siri. Familja kerkon te rikthehen femijet

368
0

siri-xhihadNjë person i panjohur rreth orës 08.00 të mëngjesit të datës 10 nëntor ka thyer heshtjen e pritjes së një lajmi për Shkëlzen Dumanin, 37-vjeçarin me origjinë nga Dibra lindur në fshatin Bellovë. “Shkëlzeni nuk jeton më” mësohet t’i ketë thënë nje prej vellezerve të tij një zë i panjohur nga Siria, por pa përmendur emrin pasi për detajet e ngjarjes familjarët e tij duhet të bisedonin me nënën e tyre Mentien, e cila tashmë ndodhet në një kamp në Siri sëbashku me mbesën e saj 13 vjeçe Eva dhe nipin e saj Endrin 7-vjeçar.

Në orën 4 pasdite nëna e Shkëlzenit ka njoftuar për vrasjen e të birit djemtë e saj në Tiranë, por pa arritur të shikojë trupin e pajetë të djalit të saj duke shpresuar që lajmi të jetë i pavërtetë. Këto detaje i rrëfen për A1Report xhaxhai i 37-vjeçarit të vrarë në Siri, Rruzhdiu, i cili ndër të tjera shton se Shkëlzeni njihej si një njeri i qetë dhe punëtor dhe kanë qenë arsyet ekonomike ato që e çuan drejt Sirisë, ndërsa amaneti i tij i fundit ka qenë që fëmijët të mos kthehen më në Shqipëri.

Ai ndërkohë ka një apel për instancat shtetërore që ta ndihmojnë për të kthyer në atdhe dy fëmijet e të vëllait.

Shkëlzen Dumani, i vrarë në Siri, kishte arritur të bindte të shoqen që ai te merrte të dy fëmijët në një festë të organizuar nga një shoqatë fetare në Shkodër, e ajo të kalonte disa ditë pranë një të aferme të saj në Kamëz. Por 37-vjeçari është gjendur në areportin “Nënë Tereza” të Rinasit për të vazhduar fluturimin e tij drejt vdekjes e pas ndalesës së fundit të tij në Turqi nuk është dëgjuar të flitet më për të.

Ndërkohë, nëna e dy fëmijëve të mbetur në Siri me gjyshen e tyre po kalon çastet më të vështira të jetës së saj në pritje të kthimit të fëmijëve të saj në Shqipëri.

Previous articleNe te ardhmen me te zgjuar fale nje pilule
Next articleNdahet nga jeta Dr. Flori

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here