Policia ka bërë të munduar gjatë ditës së enjte arrestimin e 3 doganierëve në Kukës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se personat e arrestuar janë Mal Shahu 45 vjeç, Xhevit Veseli, Izmir Cengu 58 vjeç, të tre doganierë. Gjithashtu është arrestuar edhe shtetasi Nadir Shahun, 36 vjeç, i cili ishte transportues.
Sipas informacioneve të marra nga policia mësohet se 3 doganierët akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa Nadir Shahu akuzohet për transport kontrabandë.