Home Politike 3 ish-deputete padisin Kuvendin. Kemi kater rroga pa marre.

3 ish-deputete padisin Kuvendin. Kemi kater rroga pa marre.

775
0

parlamentiTre ish-deputetët e Partisë Socialiste Marko Bello ,Albert Caci dhe Gazmir Bizhga, i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke paditur Kuvendin e Shqipërisë, për mos dhënien e katër rrogave dhe dietave financiare që i takojnë me ligj deputetit. Paditë civile janë depozituar në sekretarinë e gjykatës së kryeqytetit në 24 dhjetor, dhe kanë si objekt gjykimi “Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për pagesën e të gjitha perfitimeve financiare, bazuar në ligjin Ligji Nr. 8550, datë 18.11.1999 për “Statusin e Deputetit” për periudhen 25 Shkurt – 31 Maj 2010.

Tre ish-deputetët me këtë nismë i bashkohen kolegëve të tyre, të cilët kanë paditur më parë Kuvendin e Shqipërisë, për shkak se ish-kryetarja Jozefina Topalli ka refuzuar tu japë pagën mujore dhe dietat financiare për katër muaj. Kjo periudhë bën fjalë për kohën kur opozita e vitit 2010, ka bojkotuar për disa muaj me rradhë punimet në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë që pak kohë më parë, gjykata e Tiranës vendosi të pranojë pjesërisht kërkesë padinë civile të bërë nga deputetet Olta Xhaçka, Shegushe Ligori dhe Valentina Leksaj. Vendimi është marrë në 20 dhjetor të këtij viti duke shpërblyer financiarisht dy deputetet Xhaçka e Leskaj si dhe ish-deputeten Shegushe Ligori. Aktualisht në gjykatën e Tiranës, janë rreth 10 padi civile, ku deputetë dhe ish-deputetë të PS kanë paditur Kuvendin e Shqipërisë, duke kërkuar pagesat mujore dhe dietat financiare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here