Home Sport UEFA gjobit Shqipërinë më 50 mijë euro

UEFA gjobit Shqipërinë më 50 mijë euro

532
0

Organizmi më i larte i futbollit Europian UEFA ka gjobitur Shqipërinë me 50 mijë euro, si pasojë e fishekzjarreve dhe sendeve të ndryshme të hedhura në fushë gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës më 2 shtator 2011.

Masa ndëshkimore është vendosur nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s, ku thuhet se “gjatë zhvillimit të takimit në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”  disa  “tifozë” të papërgjegjshëm edhe pse janë paralajmëruar kanë ndezur fishekzjarre e kanë hedhur sende të ndryshme në fushë.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo masë e rëndë gjobe ka mbërritur në FSHF me motivacionin e rasteve të perseritura nga “tifozët” e Shqipërise edhe në disa  ndeshje të mëparshme në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Europian Euro 2012.

Duke theksuar se FSHF e ka quajtur gjithmonë aleat dhe lojtar të 12 tifozët e kombëtares, FSHF ka theksuar se “distancohet nga keto veprime te pa pranueshme dhe perballe asaj pakice “tifozesh” te pa permbajtur kerkon  mirekuptimin  e mases me te madhe te mbeshtetesve te Kombetares  qe realisht jane pjese e rendesishme e futbollit  tonë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here