Një ekspozitë e tërë me stoli të femrave shqiptare të ruajtura në shekuj, na zbulon detaje mbi jetën dhe kulturën e tyre të zbukurimit vetijak.Ky koleksion i pasur është mbledhur për vite të tëra nga një njeri i thjeshtë. Ai ka vendosur që këto stoli, t’i ekspozojë në Muzeun Kombëtar për të gjithë kureshtarët.Lulzim Perati, Koleksionist “Kam 23 vite që i mbledh dhe 3 vite më janë dashur t’i vendos në korniza. 90 për qind prej stolive janë në argjend dhe pjesa tjetër të lara me flori. Këto janë stolitë e një zadrimoreje, ndër më të bukurat që mund të jenë parë.”Koleksionisti tregon se ka rendur në çdo cep të Shqipërisë dhe ka arritur të mbledhë e të ruajë, këto stoli karakteristike nga të gjitha krahinat. Po ashtu sipas etnografëve, këto stoli janë pasuri e çmuar e etnografisë sonë.
Ekspozite per stolite e femrave shqiptare
Një ekspozitë e tërë me stoli të femrave shqiptare të ruajtura në shekuj, na zbulon detaje mbi jetën dhe kulturën e tyre të zbukurimit vetijak.
Ky koleksion i pasur është mbledhur për vite të tëra nga një njeri i thjeshtë. Ai ka vendosur që këto stoli, t’i ekspozojë në Muzeun Kombëtar për të gjithë kureshtarët.
Lulzim Perati, Koleksionist “Kam 23 vite që i mbledh dhe 3 vite më janë dashur t’i vendos në korniza. 90 për qind prej stolive janë në argjend dhe pjesa tjetër të lara me flori. Këto janë stolitë e një zadrimoreje, ndër më të bukurat që mund të jenë parë.”
Koleksionisti tregon se ka rendur në çdo cep të Shqipërisë dhe ka arritur të mbledhë e të ruajë, këto stoli karakteristike nga të gjitha krahinat. Po ashtu sipas etnografëve, këto stoli janë pasuri e çmuar e etnografisë sonë.