Home Kulture “Elegance”, Revista më e re në treg

“Elegance”, Revista më e re në treg

2408
0

Përgjigjjen për gjithçka që lidhet me modën, stilin, emrat e mëdhenj të pasarelave, zgjedhjet për lukun, apo ambjentet që mund të frekuentoni dhe jo vetëm, tashmë mund t’i gjeni në revistën “Elegancë”. Është fjala për revistën e re mujore, e cila sapo ka parë dritën e botimit.
“Elegancë“ nuk është vetëm një revistë e re mes periodikëve shqiptarë, por më shumë se kaq.
Për herë të parë lexuesi do të ketë mundësinë të shijojë në shqip një revistë bashkëkohore të nivelit europian.
Dhe mbrëmja e veçantë e organizuar për daljen në treg të kësaj reviste i shkonte përshtat nivelit të këtij botimi të ri. Personalitete dhe emra të njohur të botës së kulturës, artit, dhe medias ishin të parët që patën rastin të shijojnë përmabjtjen e revistës “Elegance”.
Në faqet e kësaj reviste, e cila synon t’i përshtatet çdokujt do të gjeni hapsirë për fjalën e fundit të modës, artit kulturës, arredimit të ambjenteve dhe do të keni mundësi të lexoni intervistë dhe rrëfime ekskluzive.
Stafi i kësaj reviste ka për qëllim të vijnë në ndihmë të lexuesve për të plotësuar botën e tyre, jo vetëm për t’u informuar dhe argëtuar, por edhe për të qënë më tërheqës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here