Home Aktualitet Zbardhet deshmia e Flori Mumajesit ne polici pas sherrit me Stine

Zbardhet deshmia e Flori Mumajesit ne polici pas sherrit me Stine

613
0

flori-stineFlori Mumajesi gjatë dëshmisë së dhënë në polici, zbardhur sot nga “Panorama” ka akuzuar Stinen se e ka qëlluar për xhelozi profesionale.

Pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin e Traumës, këngëtari 33-vjeçar ka dhënë edhe deklarimet e tij para oficerëve të Policisë, duke bërë kallëzim penal për kolegun e tij 34 vjeç, Stine.

Flori ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë profesionale që Stine ka ndaj tij dhe kjo ka qenë arsyeja pse ndodhi incidenti mes tyre pas përfundimit të natës finale të “Këngës Magjike”.

Flori ka dëshmuar se ka qenë Stine që e ka sulmuar në dalje të Pallatit të Kongreseve, duke e goditur me grushte dhe një gotë qelqi. Më pas, kur është rrëzuar në tokë, ka goditur dhe kokën, në pjesën e pasme. Flori nuk ka dhënë më shumë detaje rreth incidentit, duke thënë që gjithçka ka ndodhur për shkaqe banale, por megjithatë ka vendosur që ta denoncojë sulmin e Stines.

Ndërkohë, pas përplasjes me Flori Mumajesin, Ernest Duka (Stine) është larguar nga vendi i ngjarjes, ende pa mbërritur aty Policia.

Shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë shkuar në vendin e ngjarjes, duke i marrë deklarimet paraprake Florit, i cili njëkohësisht është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.

Burimet thanë se ai ishte tërësisht i gjakosur në fytyrë në momentin që Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Plaga kryesore ishte në ballë, që kishte nevojë edhe për qepje. Burimet saktësuan se ajo plagë, por edhe dy të tjera më të lehta ishin shkaktuar nga një gotë qelqi që pas thyerjes i kishte shkaktuar edhe gërvishtje të lehta në pjesë të ndryshme të fytyrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here