Home Aktualitet Piket e dhena kane qene shkaku i goditjes se Flori Mumajesit

Piket e dhena kane qene shkaku i goditjes se Flori Mumajesit

607
0

mumajesiNdërsa në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve Aurela Gaçe ngriti kupën e fitores së Këngës Magjike 2016, jashtë sallës dy këngëtarët Stine dhe Flori Mumajesi u përfshinë në një sherr të dhunshëm mes tyre. Stine, emri i vërtetë i të cilit është Ernest Duka po procedohet ne gjendje te lire pasi dyshohet se goditi me shishe në kokë kolegun e tij Mumajesi, duke i shkaktuar dëmtime. E gjithë skena ndodhi në ambientet e jashtme të Pallatit të Kongreseve në përfundim të kompeticionit muzikor, në rrugën “Papa Gjon Pali II”. Përleshja mes tyre ishte e fortë dhe me “mllef” aq sa për t’i ndarë është dashur ndërhyrja e kolegëve të tjerë këngëtarë, siç ishte “Stresi” (Arkimed Lushaj) i cili nuk i ka shpëtuar disa grushteve aksidentale. Nderkohe vete kengetari i njohur me emrin e skenes si “Stresi” ka shkruar ne Instagram se ishte Stine qe ka “ngrene” grushte prej tij.

Stine shoqërohet në komisariat 
Efektivët e Komisariatit numër 1 kanë bërë ne mbremje shoqërimin e këngëtarit, Ernest Duka (Stine), i cili ishte shpallur ne kerkim lidhur me sherrin e ndodhur. Punonjësit e policisë moren në pyetje Stinen për të sqaruar perplasjen me Mumajesin. Stine u shoqerua nga efektive e kryeqytetit ndersa ndodhej ne nje lokal ne lagjen “Don Bosko” ne Tirane. Burime per Shqiptarja.com thane se kengetari nuk ka pranuar te kete dhunuar Mumajesin, por ka deklaruar se behet fjale per nje “veteplagosje” nga ana e tij me goten qe mbante ne dore.

Sherri Stine-Flori
Kantautori i njohur Mumajesi i gjakosur nga goditja i është drejtuar spitalit të Traumës në kryeqytet me një makinë, ku mësohet se ka bërë disa qepje në kokë. Ka qenë vetë Flori Mumajesi i cili ka kallëzuar kolegun e tij për dhunën e shkaktuar, ndërsa menjëherë policia shpalli në kërkim Stinen, i cili pas sherrit ishte larguar nga Pallati i Kongreseve.

Burime  thanë se përplasja mes dy këngëtarëve ka nisur për shkak të pikëve që Stine dhe Flori i kanë dhënë njëri-tjetrit, një votim i hapur gjatë natës finale Live ku të gjithë këngëtarët tregojnë pikët e dhëna për këngët në garë. Mësohet se Stine ka vlerësuar me 26 pikë Mumajesin (30 ishin pikët maksimale), ndërsa Flori nga ana tjetër e ka vlerësuar me më pikë.

Burime nga Policia e Tiranës thanë për Shqiptarja.com se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës e cila po procedon ne gjendje te lire 34-vjeçarin Ernest Duka, i cili sipas policisë qëlloi me sende të forta për motive të cilësuara banale, kolegun e tij 33-vjeçar Flori Mumajesi.

Bazuar në Kodin Penal, neni 89, Stine rrezikon 2 vjet burg për “plagosje të lehtë me dashje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here