15 studentë janë paraqitur te Spitali “Nënë Tereza” për të marrë mjekim pasi kanë shfaqur shenja helmimi.
Mësohet se studentët janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim në Kalimash, në Kukës.
Pasi u kthyen në Tiranë, ata shkuan në QSUT për shkak të probleme shëndetësore që kanë paraqitur.
Zyrtarisht policia deklaron se më datë 14.06.2017, rreth orës 01:04, në pavijonin infektiv të Spitalit “Nënë Tereza” kanë shkuar rreth 15 studentë të toksikuar.
Rreth orës 04:52 të gjithë studentët janë larguar për në banesë pas mjekimit të marrë.
Nga veprimet hetimore të kryera është mësuar se këta shtetas janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në një restorant në Kalimash, Kukës. Veprimet e mëtejshme procedurale ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.