Home Aktualitet Korçë, aksident me pasojë vdekjen e një 75-vjeçari

Korçë, aksident me pasojë vdekjen e një 75-vjeçari

493
0

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e ditës së dielë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Libonik. Policia ka identifikuar viktimën i cili është 75-vjeçari, Hekuran Spaho.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së viktimës me automjetin, i cili në atë kohë po udhëtonte me shpejtësi, tej normave të lejuara.
Ndërkaq, policia ende nuk ka ndaluar autorin e këtij aksidenti, ndërsa ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen më tej të shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.

Previous articleViti i ri shkollor, 2 shkolla në kryeqytet nuk do të hapen
Next articleKabllogramët, Berisha: Pasqyrë e shtypit shqiptar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here