Home Aktualitet Fushata zgjedhore, zbulohet surpriza, Rama-Obama në foto

Fushata zgjedhore, zbulohet surpriza, Rama-Obama në foto

576
0

obama-edi-ramaNë prezantimin e kandidatëve për deputetë të PS për qarkun e Tiranës është shfaqur në sfondin e podiumit një foto e takimit të kreut të PS Rama me Presidentin e SHBA Obama, të realizuar në tetor 2012. Fotoja është bërë nga fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza.

Ishte tetori i vitit 2012, kur kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u shkëput nga Tirana për tre ditë në një vizitë që nuk e anonccoi në kryeqytet. Vetëm pas tre ditësh, ai shkroi në Tëitter një mesazh për një takim që pati me Presidentin në detyrë të SHBA-ve Barak Obama.

Ky i fundit nuk ishte në Washington, në Shtëpinë e Bardhë, por ishte në San Francisko, duke u marrë me zgjedhjet presidenciale, që do të zhvilloheshin në muajin nëndor, ku Obama u shpall sërish president i SHBA-ve për një mandat të dytë.
Takimi u bë publik nga vetë Edi Rama vetëm me një tëitter, por për të nga selia e PS nuk pati asnjë njoftim zyrtar dhe asnjë foto. Pas gati tetë muajsh, dje në prezantimin e kandidatëve për Tiranën dhe hapjen zyrtarisht të fushatës së PS-së, për herë të parë u bë publike dhe fotoja e takimit të tetorit 2012.

Takimi ishte ralizuar nga stafi i ngushtë i Obamës kur ai ishte në San Francisko në një nga mitingjet e rradhës presidenciale për mandatin e dytë. Fotoja e publikuar dje nga PS është realizuar nga fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Obama, Pete Souza, por ajo nuk mbërriti menjëherë në Shqipëri.

Angazhimet e Obamës për kandidimin e tij, e vonuan për më shumë se një muaj sjelljen e kësaj fotoje në selinë e PS. Edi Rama dhe stafi i tij e kishin në dorë këtë foto që në muajin dhjetor, por meqënëse aktualiteti i takimit kishte ikur, u vendos nga strategët e fushatës së PS-së, që foto të dilte në një moment të dytë të veccantë dhe për këtë u zgjodh publikimi në hapjen e fushatës së Tiranës.

Sipas bashkëpunëtorëve të afërt të Ramës në takimin prej 15 minutash me Obamën, kreu i PS i kishte uruar presidentit amerikan, në atë kohë në periudhë zgjedhjesh, fitoren përpara se ai të hynte në takimin elektoral të San Franciskos.

Nga fotoja duket qartë që dy liderët shfaqen të qeshur, ndërkohë që sipas asaj që vetë Rama shkroi në tëitter, edhe presidenti Obama kishte vlerësuar liderin e PS.

Pakkush e vuri re ditën e djeshme këtë foto në entuziazmin që i kishte përfshirë militantët dhe simpatizantët e PS në hapjen e fushatës, ndërkohë që Rama në monitorin e madh pas vetes kishte shfaqur foton e realizuar vitin e kaluar, detajet e ralizimit, të së cilës nuk ishin bërë publike kurrë më parë.

Në prezantimin e kandidatëve të PS për Tiranën, të gjithë kanë dhënë në podium mesazhin e tyre të shkurtër, ndërkohë që janë shoqëruar me muzikë, rënie daullesh dhe dajres. Në hapje të fjalës së tij, Rama theksoi se nëse shqiptarët votojnë numrin 29 në fletën e votimit, pas 23 Qershorit, kryeqytetasit do fitojnë legalizim të banesave ndërsa biznesi do marrë frymë me heqjen e taksës së vogël.

“Kjo është Tirana kur gjithë shqiptarët ëndërrimtarë erdhën këtu për të ndërtuar një Amerikë të vogël, një Amerikë të vogël të atyre që sot kanë ndërtuar mijëra shtëpi me kursimet e mijëra sakrificave e forcën e ëndrrës për jetesë në kryeqytetin e vendit.

Ato shtëpi prej 22 vjetësh presin shtetin e shqiptarëve që t’i kthejë, në pasuri të patundshme të çdo shqiptari në Kamëz, Paskuqan, Kodrën e Priftit, Allias në Kinostudio, Kombinat, Bregun e Lumit, njësinë nr 5, në Sauk, në Selitë.

Zotohem para jush se në 23 qershor duke marrë një copë letër, dhe duke shënuar një kryq tek numri 29, çdo kryefamiljar që pret legalizimin, do e kthejë shtëpinë në pronën e vet përjetësisht të patundshme”, tha Rama.

Ai ka premtuar ulje taksash për biznesin, administratë solide, dhe rend e qetësi për qytetarët. Por s’ka qëndruar as dje jashtë batutave, teksa ka ironizuar Berishën, që kur i kërkon punë, kujdesh shëndetësor, mbështetje financiare të përgjigjet me fjalën rrugë.

Pas kësaj muzikë, ku një nga këngëtarët e thirrur në podium këndoi: “E ra Sala prej fikut, e ra si top llastikut”. Ndërkohë që është kënduar kënga për Tiranën, e filluar nga Blendi Nallbani portieri i famshëm tiranas i mbiquajtur “Tata”, pas tij të gjithë kandidatët e tjerë, ku Rama këndonte e i binte dajres.

“O Tiron, o Tiron, ti për ne je kampion, o Tiron o Tiron, ti për ne je zemra jonë” e këngën “Ku ka si Tirona ku ka si Tirona lale, ku ka si Tirona”. Mbyllja bëhet me këngën e kënduar nga Queen: “We Will Rock You” të shoqëruar dhe me lodër dhe dajren që e kishte vetë Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here