Home Kosova O`Reilli: Ramushi i pafajshëm brenda 4 muajsh

O`Reilli: Ramushi i pafajshëm brenda 4 muajsh

530
0

Mediat Kosovare raportuan sot se sipas koordinatorit të ekipit të mbrojtësve të Ramush Haradinajt, Majkwll O`Reilli lideri i AAK-së do të shpallet i pafajshëm dhe rigjykimi do të përfundojë brenda 3-4 muajsh.

“Ne besojmë në drejtësi dhe jemi të bindur se Ramush Haradinaj do të shpallet i pafajshëm”, tha Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë së AAK-së. Avokati O`Reilli thotë se nuk ka asnjë fakt që implikon Ramush Haradinaj në akuzat për të cilat pretendon Prokuroria e Gjykatës së Hagës.

Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për Zonën Operative të Dukagjinit do të rigjykohet sërish në Gjykatën e Hagës.

Seanca e parë e procesit gjyqësor mbahet këtë të enjte. Të mërkurën do të jepen detaje rreth dëshmitarëve që do të paraqes prokuroria në seancën gjyqësore.

Previous articleRezarta kalon pushimet ne Vlore pa Ermalin
Next articleAksidenti në Çorovodë, vijojnë kërkimet për trupat e 6 të rinjve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here