Home Ekonomi Tatimorët sekuestrojnë 2 bar-kafe në Jalë dhe 1 Club në Borsh, ushtronin...

Tatimorët sekuestrojnë 2 bar-kafe në Jalë dhe 1 Club në Borsh, ushtronin aktivitete të paregjistruara

635
0

Bizneset që veprojnë jashtë ligjit për procedurat tatimore po i nënshtrohen çdo ditë e më shumë masave të marra nga Drejtoria e Verifikimit në Terren. Gjate ushtrimit te kontrolleve te befasishme kjo njësi e cila varet nga drejtori tatimore e kryeqytetit, ditet e fundit ka kryer konfiskime malli per 24 subjekte nder ta mallra të akcizave, sikurse janë cigare te konfiskuara 6000 mijë paketa, birra dhe pije të tjera alkolike si dhe konfiskime per mallra të tjerë industrial. Drejtuesi i kësaj drejtorie bën thirrje që bizneset të pajisen me dokumenta tatimore dhe të veprojnë konform ligjit per shmangur konfiskimet dhe bllokimet e mallrave.

Po ashtu, Drejtoria e Konfiskimit në Terren ka vendosur gjoba mbi 732 biznese, të cilat nuk kanë qenë të pajisura me kasa fiskale, gjoba të cilat kanë pasur vlerën e 100 mijë lekëve. Gjoba jane vendosur dhe për moslëshimin e kuponit tatimor për 815 biznese si dhe 549 gjoba për mosregjistrimin e punonjësve.

Drejtoria e Hetimit tatimor vijon sistematikisht kontrollet e saj mbi bizneset në qytete bregdetare. Për periudhën 15 deri me 21 gusht, tatimoret kane sekuestruar 2 bar Kafe në Jalë dhe 1 Club në Borsh, si subjekte qe ushtronin aktivite te paregjistruara ne organet tatimoret. Këto biznesve nuk kishin te siguruar asnje nga punonjesit e stafeve te tyre. Po ashtu janë kontrolluar 88 subjekte dhe jane ushtruar penalitete. Ne total, nga Sektori i Zbatimit (Task – Force) ne Drejtorine e Hetimit Tatimor jane vendosur 47 gjoba me vlere totale 11.770.000 leke.Lufta kunder evazionit fiskal nga drejtoria e hetimit tatimor do te jete e vazhdueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here