Home Aktualitet Përurohet busti i Papa Françeskut

Përurohet busti i Papa Françeskut

544
0

papafrancesku-388x246Përurimi i  bustit të Papa Françeskut ka bërë sot bashkë presidentin Nishani, zëvendëskryeministrin Peleshi, ministren e Kulturës, Kumbaro, ministrin Blendi Klosi dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Busti i Atit të Shenjtë është vendosur pranë Kambanës së Paqes, në sheshin para ish-Piramidës.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e përurimit, Presidenti Nishani risolli në vëmendje vizitën historike të Atit të Shenjtë dy vite më parë në Tiranë.

“Ndihem i privilegjuar që sot gjendemi së bashku të mbledhur këtu në mes të kryeqytetit për të përuruar bustin e Atit të Shenjtë, i cili jo më larg se dy vite më parë e përshkoi këtë vend personalisht, duke e bekuar vetë këtë popull”, tha ai.

Vendimi për vendosjen e bustit në nderim të Papa Françeskut është marrë nga Këshilli Bashkiak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here