Home Ekonomi Raporti konfidencial i KLSH: Si vidhen miliona në ndërtimin e rrugëve

Raporti konfidencial i KLSH: Si vidhen miliona në ndërtimin e rrugëve

168
0

Shkeljet me fondet e rrugëve janë kthyer në një praktikë mëse të zakonshme gjatë ndërtimit të tyre. Rrugët konsiderohen një mundësi e mirë e të bërit para, kjo pasi për të verifikuar shkeljet nevojitet një kontroll i detajuar i dokumentacionit, por edhe verifikime në terren. Abuzimet me trashësinë e shtresave asfaltit apo stabilizantëve janë abuzime të dalë mode tashmë. Devijimet nga projekti fillestar, shtimi i vëllimeve të punës për të arritur në vlerën me të cilën është fituar tenderi, etj., duket të jenë edhe shkeljet më në trend kohët e fundit.

Një kontroll i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve për aktivitetin e saj përgjatë viteve 2008-2009, i shoqëruar edhe me verifikime në terren, ka nxjerrë në pah një numër të konsiderueshëm abuzimesh me fondet publike gjatë ndërtimit. Raporti i siguruar nga “Shekulli” është konfidencial dhe në të kanë akses një numër i kufizuar krerësh shtetërore.

Shembulli konkret ku janë hasur shkelje nga më të ndryshmet me vlere rreth 370 milionë lekë është segmenti Plepa-Kavajë-Rrogozhinë. Raporti ka të bëjë me lotet I, II, III, IX dhe X, ku në të gjitha janë hasur devijime dhe rritje fiktive të kostos së ndërtimit. Në mjaft raste, mosparashikimi i saktë i punimeve që duhen kryer, ka bërë kompanitë të ndërhyjnë vetë në projektin fillestar të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve duke bërë shtesa punimesh në mënyrë që të arrijë volumin e punimeve, me të cilat ka fituar tenderin.

Rasti më tipik është ai i paneleve anësore kundër zhurmës që shoqërojnë një pjesë të krahut të djathtë të segmentit Plepa (Durrës) –Kavajë. Në fakt, kjo gjë nuk ishte parashikuar në projekt. Raporti del në përfundimin se pasi mbaruan punimet, kompania vërejti se volumet e punimeve nuk kapnin vlerën e tenderuar për shkak të disa ndryshimeve që kishte pësuar projekti gjatë zbatimit. Pra, dilnin tepër rreth 56 milionë lekë. Në këto kushte, u pa e udhës që për të plotësuar shumën prej 533 milionë lekë, me të cilët kompania kishte fituar tenderin për ndërtimin e të gjithë segmentittë ndryshohej përsëri projekti dhe ta parashikohej vendosja e këtyre paneleve. Ndryshimi herë pas here i projektit duke rritur fiktivisht koston e ndërtimit të rrugës është konsideruar shkelje nga KLSH.

Previous articleTatimorët sekuestrojnë 2 bar-kafe në Jalë dhe 1 Club në Borsh, ushtronin aktivitete të paregjistruara
Next articleSeb Bytyçi: NeoOtomanizmi dhe shqiptarët

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here