Home Aktualitet Kurban Bajrami, Presidenti Topi uron besimtarët myslimanë

Kurban Bajrami, Presidenti Topi uron besimtarët myslimanë

538
0

Presidenti, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi drejtuar Bashkësisë Myslimane Shqiptare dhe Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, uroi dje të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për Festën e Kurban Bajramit. Topi tha se kjo është festa e madhe e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, vëllazërimit dhe paqes, dhe i bekon të gjithë besimtarët shqiptarë me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin

.Sipas Presidentit, “Le të shërbejë kjo ditë e shenjtë e kalendarit islamik si një mundësi reflektimi të thellë për të gjithë ne, për të rishikuar e vlerësuar harmoninë dhe tolerancën fetare, si vlerën më të arrirë të shoqërisë shqiptare, për të na mundësuar që të kapërcejmë të gjitha vështirësitë e të sotmes dhe realizuar të gjitha dëshirat dhe aspiratat e së nesërmes!” thuhet ne mesazhin e kreut të shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here