Home Aktualitet Vrasja ne Thumane, vetedorezohen ne polici dy vellezerit Kora

Vrasja ne Thumane, vetedorezohen ne polici dy vellezerit Kora

552
0
vellezerit-kora
Dy vellezerit e dyshuar per vrasje, Daniel Kora dhe Besnik Kora

Pak ditë pas vrasjes së trefishtë të ndodhur në Thumanë të Krujës, dy pre autorëve të dyshuar në këtë ngjarje janë vetëdorëzuar pasditen e së martës pranë forcave të rendit.

Daniel Kora u arrestua dje në Rrëshen, ndërkohë që i vëllai i tij Besnik Kora është vetëdorëzuar pas gjashtë ditësh arrati në Policinë e Lezhës. Më herët Policia prangosi në Laç babain e tyre Gurali Kora, 56 vjeç. Tashmë në kërkim mbetet Pëllumb Kora 26 vjeç, i cili dyshohet të jetë njëri prej autorëve të ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos edhe një grua.

Për arrestimin e Pëllumb Korës po bashkëpunohet me komisariatet e rretheve dhe forcat speciale. Krahas autorëve të ngjarjes, Policia ka arrestuar edhe katër shtetas të tjerë Preng Gjeta, 54 vjeç, Paris Gjeta 22 vjeç, Ardian Gjonaj, 36 vjeç dhe Shpëtim Nikolla, 44 vjeç.

Këta të fundit akuzohen si bashkëpunëtorë në fshehjen e autorëve ditën e masakrës, ndërsa në banesën e Nikollës në Thumanë u gjetën edhe rrobat e gjakosura të autorëve të dyshuar. Katër pjesëtarët e familjes Kora u shpallën në kërkim mbrëmjen e së premtes, pasi dyshohet të jenë autorë të vrasjes së Fran dhe Arben Çekut, babë e bir, 79 dhe 44 vjeç dhe Eno Ramës 20 vjeç, nipi i viktimave. E plagosur mbeti edhe Luçie Çeku 66 vjeçe, bashkëshortja e Franit.

Ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi dhe pistoletë pak minuta para mesnatës të së premtes, pas një konflikti të Arben Çekut me Pëllumb Korën. Prokuroria e Krujës bëri të ditur se pas arrestimit, shtetasi Gurali Kora ka deklaruar se vrasjen e kanë bërë dy djemtë e tij Pëllumb dhe Daniel Kora, ndërsa vetë ai po debatonte me viktimat ne lidhje me konfliktin që ata kishin pasur me djalin e tij Pëllumb Kora.

Në deklarimet e tij, ai është përpjekur të shmangë nga ngjarja djalin e tij Besnik Gura, duke pretenduar se ai ka qenë në Mirditë. “Këto pretendime të këtij të arrestuari janë rrëzuar nga provat e mbledhura nga oficerët e policisë gjyqësore në komisariatin e Mirditës”, bëri të ditur Prokuroria.

Nga hetimet ka rezultuar se Pëllumb Kora bashkë me dy shokë të tij kanë shkuar në lokalin e fshatit ku i kanë kërkuar pronarit t’u gatuante peshkun që ata kishin kapur gjatë ditës në Adriatik. Rreth orës 22:00, te lokali është afruar Arben Çeku ku i ka kërkuar Pëllumb Korës që të çohej nga tavolina e të sqaroheshin. Ata kanë debatuar dhe janë sharë dhe më pas kanë tentuar të goditen me grushte.

Por kanë ndërhyrë persona të tjerë që kanë qenë në lokal duke i ndarë. Më pas në lokal ka shkuar edhe babai i Arbenit. Pëllumb Kora ka shkuar në banesë dhe është rikthyer i armatosur bashkë me babain e tij e vëllezërit, duke lënë të vdekur tre bashkëfshatarët e tyre dhe plagosur 66- vjeçaren

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here