Home ShowBiz Interviste me Marina Fara, vajza seksi e Eli Fares

Interviste me Marina Fara, vajza seksi e Eli Fares

1657
0

Marina është vajza juriste e këngëtares Eli Fara, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Fëmija i vetëm i këngëtares Fara, e cila në vite është komentuar dhe si simbol bukurie, së fundi ka pushtuar rrjetet sociale me fotot ku duket shumë seksi.
marina-fara481
Se çfarë fshihet pas këtij ekzibicionizmi që ajo po shfaq në publik, edhe pse nuk është pjesë e botës së artit, Marina e rrëfen për gazetën “Panorama”.

Komentohesh si vajza e Eli Farës, që po çudit rrjetet sociale me pamjen tënde. Çfarë ndjesie të jep fakti që të njohin si vajza e këngëtares?
Fakti që jam vajza e Eli Farës më jep një kënaqësi të veçantë dhe patjetër ndiej krenari. Ajo është këngëtare që njerëzit e duan, që e vlerësojnë si artiste dhe si njeri. E ku ka më bukur se kaq?!
marina-fara1
Çfarë marrëdhënie ke me mamanë, këngëtaren Eli Fara? Cilat janë këshillat e bukurisë që ajo të jep ty?
Me mamin? Pyetje e bukur kjo. Përgjithësisht përgjigjja standarde në këto raste është: “Mamin e kam si shoqe”. Në fakt, unë e kam shumë më tepër. Ajo është udhërrëfyesja ime, forca ime, streha ime. Edhe pse disa herë kemi mendime të kundërta, pasi unë jam pak kokë me vete (qesh), këshillat e saj janë si të çdo nëne që merakoset për fëmijën e saj, duke uruar që unë të jem e lumtur.

Një juriste me këto linja kaq perfekte. Mos ndoshta ke menduar t’i hysh televizionit? Gjithmonë kam qenë e lirë që të vendos për jetën time dhe, nëse do kisha vendosur t’i hyja televizionit, tashmë do e kisha bërë. Trupi perfekt nuk arrihet vetëm nëse vendos të jesh pjesë e botës së artit. Të kujdesesh për fizikun tënd do të thotë të kesh respekt për veten.

Dhe si kujdesesh ti për linjat e tua, për të cilat po komentohesh shumë së fundi?
Natyra është treguar zemërgjerë me mua (shaka kjo- shton ajo). Gjithsesi, unë bëj kujdes kryesisht në ushqimin që konsumoj, pa mbajtur ndonjë dietë shumë strikte dhe sigurisht ushtrohem pak në palestër dhe bëj not. Asgjë të veçantë apo të jashtëzakonshme nuk bëj, rregullat bazë për çdo person që dëshiron të ketë trup në formë.

marina-fara

Ke përmasat e një missi? E ke menduar ndonjëherë të jesh pjesë e ndonjë gare bukurie?
Nuk e kam menduar ndonjëherë seriozisht të marr pjesë në ndonjë konkurs bukurie, edhe pse më kanë bërë disa herë ftesa. Thjesht pjesëmarrja në gara bukurie nuk hyn në pasionet e mia apo gjërat që kam dëshirë të bëj në jetë. Sa për përmasat, nuk kam qenë ndonjëherë e fiksuar, mjafton të ndihem mirë me veten në veshjet e mia. Ke marrë ndonjë ofertë për të qenë pjesë e sfilatave të modës, projekti televiziv apo fushate politike? Kam marrë disa oferta për të qenë pjesë e disa sfilatave të modës në Shqipëri dhe në Kosovë, të cilat jam duke i shqyrtuar. Por ende s’kam vendosur, pasi puna ime është shumë impenjative dhe më merr pjesën më të madhe të kohës.

Ti e synon famën qoftë dhe jashtë artit, cili është një talent që mund të na e zbulosh?
Në fakt, më pëlqen shumë bota e spektaklit, por nuk e kam menduar ndonjëherë t’i futem seriozisht botës së artit, apo të jem në kërkim të famës. Eli u shpreh te “Zonë e Lirë” se po pret me padurim që vajza e saj të martohet.

Ti ke të njëjtën dëshirë apo s’je ende gati?
Mendoj se si çdo nënë, ajo dëshiron që fëmija e saj të martohet, të krijojë familje e të jetë e lumtur. Nuk jam kundër martesës apo fëmijëve, madje unë i dua shumë fëmijët. Por çdo gjë në kohën e duhur.

Ti bën jetë të veçantë, çfarë të duket e mërzitshme në përditshmërinë tënde?
Miqtë, ambienti i punës, kolegët, familja, Tirana, këto janë gjërat që e bëjnë të bukur përditshmërinë time. Nuk gjej asgjë të mërzitshme. Ndoshta të rrëmujshme po.

Marrëdhënia jote me paranë si është? Ndihesh me fat në këtë aspekt?
Nuk kam marrëdhënie të mirë me paranë. Shpenzoj gjithçka fitoj dhe mamaja më kritikon për këtë, duke më thënë: “Nuk ia di vlerën parasë”. Por unë e kaloj duke qeshur.

marina-fara48

marina-fara44

marina-fara4

marina-fara3

marina-fara2

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here