Home Aktualitet Skrapar, autobusi aksidentohet, 9 te plagosur

Skrapar, autobusi aksidentohet, 9 te plagosur

538
0

Aksidentohet një autobus shkolle në Skrapar. Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë lokale, të cilat konfirmojnë se nga aksidenti janë plagosur 7 nxënës dhe 2 mësues, që udhëtonin nga fshati Therebele drejt qytetit të Skraparit.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 9:30 të mëngjesit të sotëm, në afërsi të fshatit Orizaj, kur autobusi ka dalë nga rruga pas një tentative parakalimi. Nxënësit e plagosur janë të moshës 12-17-vjeçare.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur transportimin e të plagosurve në spital.

Të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Vetëm njëri nga nxënësit ka marrë plagë të rënda në këmbë, ndërsa të tjerët kanë pësuar vetëm disa gërvishtje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here