Home Sport Memushaj i demtuar, 2 muaj larg fushave te futbollit

Memushaj i demtuar, 2 muaj larg fushave te futbollit

640
0

Ledian-Memushaj-ndaj-MaltesAq shumë i përfolur për vetitë e tij prej lideri te Peskara, ndërkohë që ka ardhur edhe një lajm i keq për mesfushorin Ledian Memushaj. Sipas mediave italiane pranë skuadrës, shqiptari ka një dëmtim të kaviljes që kërkon ndërhyrje kirurgjikale. Nëse do të ndodhë diçka e tillë, atëherë shqiptari do të duhet të pushojë për të paktën 2 muaj. Një lajm i keq edhe për trajnerin De Biazi, që e ka pasur gjithmonë një alternativë cilësore për mesfushën.

Dëmtimi Ledian Memushaj, prej një jave po stërvitet veçmas skuadrës. Kjo për shkak të dhimbjeve që ka në kavilje. Ditën e djeshme, mesfushori shqiptar ka udhëtuar drejt Xhenovas për të bërë një kontroll të specializuar te doktor Marko Guelfi. Sipas mediave, pranë skuadrës së shqiptarit, bëhet fjalë për një sindromë që sjell dhimbje kronike për lojtarin. Dhimbje që shtohen vazhdimisht, por një sindromë që asnjëherë nuk i “shteron” dhimbjet. Kjo kërkon që të kryhet një ndërhyrje e specializuar në klinikë.

Rikuperimi Në rast se do të ndodhë kjo që pritet, bëhet fjalë që lojtari të qëndrojë jashtë fushës së lojës për rreth dy muaj. Një periudhë e gjatë për të cilën Peskara duhet që të marrë masa dhe të gjejë një zëvendësues për mesfushën. Gjithashtu, diçka e tillë është një lajm i keq edhe për Xhani De Biazin. Mungesa dymujore e mesfushorit e bën atë që të jetë i pamundur për tri sfidat e radhës që kanë kuqezinjtë për në “Francë 2016″. Në ndeshjet kundër Danimarkës dhe Portugalisë, që janë edhe sfidat decizive, Memushaj pritet që të mungojë, ndërkohë që edhe në ndeshjen ndaj Serbisë në tetor nuk pritet që futbollisti të jetë i rikuperuar.

Merkato Ky lajm nuk pritet mirë as tek Empoli. Emilianët e kanë pasur si alternativë kryesore mesfushorin shqiptar për ta tentuar në ditët e fundit të merkatos, megjithatë pas këtij lajmi për një mungesë rreth dymujore, tentativa e tyre do të stopojë. Nga njëra anë është vetë Peskara që do të duhet të zëvendësojë mungesën e kapitenit për nisjen e sezonit të ri, ndërsa, nga ana tjetër, Empoli duhet të shohë për një tjetër alternativë për të përforcuar mesfushën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here