Home Aktualitet Universitetet hapin dyert me 7 Tetor

Universitetet hapin dyert me 7 Tetor

551
0

universiteti-i-TiranesUniversitetet publike do të hapin dyert për të pritur studentët me datë 7 tetor 2013. Sipas një udhëzimi të ministrisë së Arsimit në këtë datë do të nisin studimet edhe ata që ndjekin një cikël studimesh master profesional apo master shkencor. “Viti akademik 2013-2014 në institucionet publike të arsimiit të lartë, në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, master profesional, master shkencor/master i arteve të bukura të fillojë në datën 7 Tetor 2013 dhe të përfurndojë në datën 30 Shtator 2014. Periudha 24 Dhjetor 2013 deri në 5 Janar 2014,

të jetë periudhë pushimesh për studentët”, – thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, që mban firmën e ish-minitrit Tafaj. Ndërkohë që aktualisht fakultetet, po merren me regjistrimin e kandidatëve që duan të aplikojnë për një nivel studimi master. Ndërsa do të regjistrojnë edhe kandidatët fitues të universiteteve që nuk arrijnë të regjistrohen on-line në portalin e maturës shtetërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here