Home Rajoni Serbia do te loboje kundra “pakos gjermano – britanike”

Serbia do te loboje kundra “pakos gjermano – britanike”

641
0

belgrade-parliamentSerbia do të përpiqet që të mbledhë front sa më të gjerë vendesh, që do të kundërshtojnë kërkesën Gjermanisë e të Britanisë, që bisedimet e Beogradit me Brukselin të fillojnë me hapjen e kapitullit për Kosovën.

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se qëllimi i Beogradit është që në versionin final të kornizës biseduese për të cilën duhet konsensusi në Bruksel, të mos futet e gjithë “pakoja gjermano -britanike me nëntë pika por që të paktën ajo të zbutet.

Serbia do të përpiqet që të lobojë që të mos hapet kapitulli 35, ai për Kosovën dhe që normalizimi i marrëdhënieve Beograd – Prishtinë të mos pengojë fillimin negociatave për fusha të tjera, dhe, do të kërkojë gjithashtu, që ngecja eventuale në normalizim të mos e pengojë gjithë procesin negocues me BE-në.

Gazeta Novosti, shkruan se shumë vende, e jo vetëm pesë vendet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën , nuk pajtohen me kushtet gjermano- britanike e shefat e diplomacive të vendeve të BE më 30 shtator do të bisedojnë për këtë çështje.

Këtë e ka thënë dje në Beograd shefi i diplomacisë sllovake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here