Home Aktualitet Makina luksoze ne pronesi te 19-vjecarit Plaku

Makina luksoze ne pronesi te 19-vjecarit Plaku

684
0

benz-plakuEdhe pse fillimisht familja Plaku nuk i bëri publike pamjet e makinës, pas instistimit disa orësh, A1 Report ka mundur të filmojë makinën mbi të cilën pretendohet se është qëlluar me armë.

Makina luksoze që shikohet në foto është në pronësi të djalit 19-vjeçar të kreut të komunës së Farkës, me të cilën po udhëtonte mesditën e sotme kur është qëlluar me armë. Pamjet janë marrë nga oborri i banesës së kreut të Komunës së Farkës.

ORA 18:25 PD, KRUJA: SULMI NDAJ FËMIJËVE TË PLAKUT, AKT TERRORIST

Edhe Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjen kur janë qëlluar me armë djemtë e kryeplakut të komunës së Farkës, Fatbardh Plaku. Me anë të një deklarate për median, deputeti Keltis Kruja tha se, ky është një akt terrorist dhe sipas tij, policia duhet të marrë në mbrojtje familjen e Fatbardh Plakut.

“Një akt i rëndë terrorist ka ndodhur ditën e sotme, kur persona të panjohur kanë qëlluar ndaj makinës së djemve të kryetarit të komunës së Farkës, Fatbardh Plaku. PD kërkon marrjen nën mbrojtje nga Policia të familjes së kryetarit të Komunës së Farkës”, deklaroi deputeti Keltis Kruja.

ORA 17: 35 PLAKU: NUK KAM PASUR DEBATE ME NJERI, JA SI KA NDODHUR NGJARJA
Ndërkaq në lidhje me ngjarjen ka folur edhe vetë kryetari i komunës së Farkës, Fatbardh Plaku. Sipas tij, ai nuk ka pasur asnjë lloj debai apo problemi me njeri.

“Asnjë lloj debati me askend skam patur. Dy djemtë në makinë nga Shkolla “Rreze Drite” janë nis për në shtepi, treqind metra larg shkollës, para hyrjes së fshatit SOS i vjen përballë një motorr i lartë me dy veta me skafandër zezë e qëllojnë me shutgan ku një plumb godet mbi kofanon e makinës”, ka deklaruar kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku.

ORA 17:02 FAMILJA PLAKU NUK TREGON MAKINEN QE U SULMUA
Një ngjarje e mistershme ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, kur kryetari i Komunës së Farkës Fatbardh Plaku, ka njoftuar se dy persona kanë qëlluar me armë makinën e djemve të tij, por fatmirësisht pa lëndime.

Ndërkaq policia nga ana tjetër thotë që ka pasur një kërcënim për vrasjen e dy djemve të kryekomunarit të Farkës, por nuk është qëlluar me armë ndaj saj.

Ndërkaq, ngjarja bëhet edhe më e mistershme kur vetë kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku dhe familjarët e tij kanë fshehur makinën që ata thotë se është sulmuar me armë.

Edhe pse pas insistimit të gazetarëve të A1 Report dhe Shqiptarja.com, kryetari i Komunës Fatbardh Plaku nuk e ka treguar makinën me të cilën udhëtonin dy djemtë e tij, duke e hequr nga vendi i ngjarjes dhe duke e fshehur.

benz-plaku2Ndërkaq në media, vetë familja Plaku ka nxjerrë dy foto që tregojnë vetëm dy dëmtime në një makinë që sipas tyre është mjeti i sulmuar me armë shotgun, por nuk tregohet makina e plotë.

ORA 15:30 QELLOHET MAKINA E DY DJEMVE TE FATBARDH PLAKUT

Rreth orës 15:30 minuta, kreu i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku njoftoi median për sulmin me armë ndaj makinës së familjes së tij. Sipas tij, ngjarja ku është sulmuar makina ku udhëtonin dy djemtë F. Plaku dhe K. Plaku, 19 dhe 11 vjeç, ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 15:00, në zonën e Farkës së Vogël kur ata po ktheheshin në banesë nga shkolla.

Ndërkaq burime zyrtare nga Policia e Tiranës e kanë konfirmuar ngjarjen e e tentativës së vrasjes ndaj djemve të Fatbardh Plakut, por nuk ka konfirmuar faktin se, mjeti i tyre është qëlluar me armë.

Dy persona me motorr dhe me skafandra në kokë mësohet se kanë qëlluar makinën në ecje të djemve kryekomunarit të Farkës përballë derës së fshatit SOS. Dy djemtë e kryetarit të Fatbardh Plakut janë F. Plaku dhe K. Plaku, 19 dhe 11 vjeç.

Mësohet se nga ngjarja nuk ka të lënduar. Makina që drejtohej nga djali 19-vjeçar i kryetarit të komunës, mësohet se është qëlluar me një armë të llojit shotgun.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme kur dy djemtë e Plakut ishin duke u kthyer nga shkolla për të shkuar në banesën e tyre.

F. Plaku, djali 19-vjeçar kishte përfunduar mësimin dhe me automjetin e tij kishte marrë në një shkollë private vëllanë 11-vjeçar K. Plaku dhe ishte drejtuar për në banesë.

Pas marrjes së informacionit, uniformat blu kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Ndërkaq, në datën 25 mars 2014 persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me një armë kundratank banesën e kryetarit të Komunës Farkë, Fatbardh Plaku.

Mosshpërthimi i predhës së antitantikut bëri që nga goditja të kishte vetëm dëmtime të lehta në banesë, pa cënuar asnjë nga familjarët që ndodheshin në shtëpi.

Policia disa javë pas ngjarjes ka gjetur edhe antitankun, por ende nuk ka një autor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here