Këngëtarja e njohur reagon në FB pas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, si dhe flet për lançimin e koleksionit të saj “Adidas”
Ndeshja e futbollit Shqipëri-Serbi dhe ato që ndodhën në Beograd nuk e kanë lënë indiferente as këngëtaren e njohur shqiptare, Rita Ora. Ajo e ka pasur gati të pamundur të mos reagojë pas ndeshjes, duke shkruar në statuset e saj në Facebook, e duke shfaqur si gjithmonë ndjenjat e saj të atdhedashurisë. Këngëtarja me origjinë kosovare, por me banim në Britani, ka shprehur krenarinë e saj, ndërsa shkruan gjysmë shqip e gjysmë anglisht: “Isa, shqipet sot t’kan ba krenar midis Belgradeeee. DON’T TOUCH OUR FLAG WITH THOSE FLITHY HANDS. I have never been more proud of being albanian than today. BAC U KRRYYYYYYYYYYYYYYYYY BREEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE”. (Isa, shqipet sot të kanë bërë krenar mes Beogradit. MOS E PREKNI FLAMURIN TONE ME ATO DUAR TE PISTA. S’kam qenë kurrë më shumë krenare që jam shqiptare sesa sot. BAC U KRYYYYYYY BREEEEEEEE).
Ndërsa para përfundimit të ndeshjes së futbollit, të cilën ajo e ka ndjekur që nga Britania, Rita Ora ka shkruar: “Deffo watching this match in the studio wasn’t such a good decision. “Se na jena shqiptarë, s’tutna pi kurrkush”. So proud of the boys protecting our flag!!!! YAAAAAASSSSSSSSS”. (Të shihja ndeshjen në studio nuk ishte vendim dhe kaq i mirë. Se ne jena shqiptarë, s’tutna prej kurrkujt. Kaq krenare për djemtë që po mbrojnë flamurin tonë).
Në debatin e hapur mbi këtë çështje në faqen e FB të Rita Orës, është përfshirë dhe motra e këngëtares, Elena Ora, e cila mes të tjerash është shprehur: “Ne kemi qenë gjithnjë të hapur ndaj kompromisit, të lemë të shkuarën pas dhe të shohim tutje për të përmirësuar marrëdhëniet tona. Por përpjekja jonë është hedhur poshtë dhe nuk është pranuar…. Nëse ndeshja do të ishte mbajtur në Kosovë ose Shqipëri, ne do të lejonim flamujt serbë dhe nuk do të bënim yyy ndërsa do të këndonit himnin tuaj. Ne respektojmë të drejtat e kombeve! Lojtarët tanë ishin shumë të duruar dhe të respektueshëm, derisa lojtari serb rrëmbeu flamurin tonë. Lojtarët tanë u trajtuan si terroristë dhe gjithashtu edhe qeveria i keqtrajtoi ata. Ne thjesht duam të trajtohemi me respekt! …”