Home Politike Gjyqtari Gjoni, i fal gruas dhe 50% të aksioneve të Albcos

Gjyqtari Gjoni, i fal gruas dhe 50% të aksioneve të Albcos

843
0

gjin-gjoniGjestin human të dhurimit të aksioneve tek bashkëshortja e tij Elona Çaushi, gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni e ka kryer jo vetëm për kompaninë “Bio Gourmet”, por edhe për kompaninë tjetër “Albcos-Albanian Cosmetics”. Kalimi i 50 për qind të kuotave nga Gjoni tek Çaushi është bërë në datën 19 nëntor 2013, sërisht para noteres Margena Çela.

Nëpërmjet kësaj kontrate Gjin Gjoni ka deklaruar me vullnetin e tij të plotë se heq dorë nga kapitali i kompanisë, duke ja dhuruar 50 për qind të kutorave shtetases Elona Çaushi. Momentalisht kjo kompani sipas dokumentave të QKR mban statusin e pezullimit. Edhe ky rast mes 18 rasteve të tjera është denoncuar në prokurori nga inspektorët e ILDKP, të cilët kërkojnë hetimin e gjytarit të Apelit, njëherësh anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Gjin Gjoni.

Objekti tregtar
Sipas dokumentave të QKR-së objekti i kompanisë së sipërcituar është “Import-eksport tregtimi dhe shitja me shumice e pakice e një game të gjerë produktesh shendeti, kozmetike, bukurie, tekstile si dhe produkte të tjera dytësore të kësaj kategorie”. “Ofrimin e shërbimeve shoqërive të shtetësive të ndryshme, për ndjekjen e një veprimtarie specifike dhe sidomos do të jetë e specializuar në krijimin e shoqërive të përbashkëta, të koncorcumeve dhe të shoqatave të çdo lloji, ndërmjet shoqërive të huaja dhe shoqërive shqiptare.

Shoqëria mund të kryejë të gjitha ato aktivitete tregtare, financiare, me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, që organi administrativ i konsideron të dobishme ose të nevojshme për realizimin e veprimtarive që përbëjnë objektin kryesor të veprimtarisë, shoqëria mund të zotërojë kuota pjesëmarrje ose aksione, me qëllim të investimit të qëndrueshëm në shoqëri të tjera, ne orrgane dhe organizma në përgjthësi të krijuara ose në krjim e sipër, edhe pse nuk kanë objekt të ngjashëm ose që ka të bëjë ose lidhur me të sajin,do të japë garanci, mbështetje, dhe garanci pasurore e personale edhe për borxhet e të tretëve, gjithnjë nëse janë të nevojshme ose të dobishme për realizimin e aktiviteteve që përbëjnë objektin social, mund të kërkojë të gjitha lehtesimet, të çdo lloji, të parashikuar nga normativat në fuqi. Mund të kryejë çdo aktivitet tjetër që konsiderohet fitimprurës dhe në interes të shoqërisë, dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjet në fuqi”-thuhet në objektin e veprimtarisë tregtare të kompanisë “Albcos-Albanian Cosmetics”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here