Mediat serbe kanë nisur të shkruajnë se modelja e famshme braziliane Adriana Lima dhe bashkëshorti i saj, basketbollisti i NBA-s, Marko Jaric, më nuk janë bashkë. Sipas tyre, shkak është bërë fakti se Adriana është dashuruar në një mashkull tjetër.
Thashethemet për ndarjen e mundshme të tyre kishin filluar pasi Adriana për festën e Pashkëve kishte shkruar: “Urime pashkët, ju duam shumë Adriana, Sienna dhe Valentina”.
Fakti që Marko nuk ishte përmendur, por vetëm fëmijët e tyre, kjo nxiti dyshimin tek gazetarët.
Marko momentalisht ndodhet në Angli, ndërsa babai i tij ka refuzuar të japë komente.
“Nuk dua të them asgjë, as që është e vërtetë dhe as që nuk është. Nuk dua të komentoj marrëzira të tilla dhe nuk më intereson që të jap deklarata për gazeta”, ka deklaruar babai i tij, ndërsa këtë lajm ka refuzuar ta komentojë edhe motra e tij. Në anën tjetër, mediat e huaja kanë arritur ta fotografojnë bukuroshen në përqafim të një mashkulli tjetër, me të cilin ajo shihet vazhdimisht në plazhe dhe hotele në Los Anxhelos, ku ata fare nuk e kanë fshehur pasionin mes tyre, por publikisht janë puthur dhe përqafuar. Edhe një burim ka konfirmuar se ajo tashmë është në një romancë të re dhe se martesa e saj me basketbollistin ka marrë fund. “Ajo ka mashkull të ri në jetën e saj, ndërsa Marko i takon së kaluarës”, ka deklaruar ky burim.