Home Sport Champions, Reali fiton, munden Milan e Celsi

Champions, Reali fiton, munden Milan e Celsi

107
0

Reali i Madridit ka mbyllur me nje fitore 4-0 kunder Okserit fazen e grupeve ne Ligen e Kampioneve. Megjithese pa trajnerin Mopurinho te skualifkuar dhe me nje skuader eksperimentale spanjolle kane arshivuar kualifikimin si vendi i pare i grupit G dhe ne te njejtan kohe kane rigjetur ne formen me te mire sulmuesin karim Benzema, autor i tre golave ne kete sfide.

Goli i francezit ne minuten e 12-te do t6e mbyllte pjesen e pare me avantazhin e Realit, perpara se Ronaldo te dyfishonte shifrat ne fillim te fraksionit te dyte. Benzema do te shenonte dhe dy gola te tjere, duke vulosur përfundimisht suksesin e madrileneve ne ndeshjen e fundit te fazes se grupeve. Deshton Milani, i cili eshte mundur 2-0 nga Ajaksi ne nje ndeshje te dobet per kryesuesit e kampionatit italian. Golat e De Zeuv dhe Vndervil ne pjesen e dyte kane fundosur Milanin, qe ka bere nje paraqitje me te vertete per t’u harruar.

Roma ka siguruar kalimin per ne fazen tjeter te Champions, fale barazimit 1-1 ne transferten rumune kunder Klyzh. Italianet do te shenonin te paret me Borrielon, perpara se vendasit te barazonin shifrat me Traore. Barazim i vlefshem per Romen qe ka përfituar edhe nga fitorja 3-0 e Bajernit te Mynihut kunder Bazel. Rikthehet me nje dygolesh Ribery, nderkohe qe emrin ne listen e golashenueseve ka vendosur edhe Timoshuk.

E ka mbyllur me humbje fazen e grupeve Chelsea, qe eshte mundur 1-0 ne fushen e Olimpikut te Marsejes, e cila ka siguruar fitoren fale golit te Brandao ne fundin e takimit. Ne ndeshjen tjeter te grupit F, Spartaku i Moskes ka mundur 2-1 Zilinan ne nje ndeshje ku nuk mungoi dhuna qe solli ndërprerjen e takimit per 20 minuta.

Edhe Arsenali ka siguruar kualifikimin per ne raundin tjeter te Champions, pas fitores 3-1 kunder Partizanit te Beogradit. Van Persi, Nasri dhe Walcot kane sigluar suksesin e anglezeve qe kalojne si te dytet e grupit H. Te paret jane kualifikuar ukrainasit e Shaktor Doneck qe kane regjistruar nje tjeter fitore kete here 2-0 kunder portugezeve te Brages.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here