Home Aktualitet Meta dhe Arvizu, rafting ne kanionet e Osumit

Meta dhe Arvizu, rafting ne kanionet e Osumit

1058
0

meta-arvizuKryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu zgjodhën rafting në Kanionet e Osumit, Skrapar për të promovuar turizmin si potencial i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Ambasadori Arvizu u njoh me natyrën e bukur të kanioneve si dhe me adrenalinën që të ofron vozitja në lumin e Osumit.

meta-arvizu1

Në fjalën e tij, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falenderoi Kryetarin e Kuvendit dhe Presidentin e Federatës Shqiptare të Rafting për këtë mundësi për të shijuar natyrën e bukur shqiptare. Ambasadori apeloi për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe apeloi në të njëjtën kohë për mbrojtjen e kësaj natyre.

meta-arvizu2

“Falenderoj Kryetarin e Kuvendit dhe Federatën Shqiptare të Rafting. Pata nje eksperiencë të llahtarshme. Këtu në Skrapar ne duhet të mendojmë për potencialin e vizitorëve, por duhet ta bëjmë këtë në një mënyrë të kujdesshme në një model të qëndrueshëm zhvillimi, sepse gjëja më e rëndësishme është ruajtja e bukurisë, bukurisë natyrale që shohim ndërkohë që e bëjmë të njohur për pjesën tjetër të shqiptarëve, për pjesën tjetër të Europës, dhe për pjesën tjetër të botës në fakt. Kështu që faleminderit shumë për këtë eksperiencë”, tha Arvizu.

meta-arvizu3

Ndërkaq, Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, z. Zamo Spathara u shpreh se kjo ishte një ditë e rëndësishme, ndërsa garantoi për përmirësimin e kushteve në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here