Home Aktualitet Berat: makines se taksistit i vënë flakën me breshërinë e automatikut

Berat: makines se taksistit i vënë flakën me breshërinë e automatikut

395
0

taksi-beratPersona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën makinës së një taksisti në Kuçovë, e cila ndodhej e parkuar para pallatit te tij. Mësohet se fillimisht ata e kanë lyer makinën me benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën nën breshërinë e automatikut.

Ngjarja është shënuar gjatë mbrëmjes së djeshme. Pasi makina është përfshirë nga flakët, të ndihmuar edhe nga errësira, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Makina,tip Benz Mercedes Elegancë,me targa AA 113,në pronësi të shtetasit Vangjel Greku, është shkrumbuar tërësisht.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë,të cilët nuk kanë konfirmuar asnjë pistë hetimi dhe nuk kanë ende një emër të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë. Pronari i automjetit punonte si taksist nga Kuçova në Athinë prej disa vitesh. Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur për konflikte të vjetra mes familjes së taksistit dhe personave të tjerë.

Previous articleFajon paralajmëron regjim vizash për disa vende të Ballkanit
Next articleShkoder, gjykata: “Nuk eshte marijuane por kerp”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here