Gjykata e Apelit në Shkodër pushon cështjen ndaj 53 fermerëve të Komunës Shkrel, të cilët akuzoheshin për kultivimin e lëndëve narkotike.
Gjykata e Apelit është shprehur në favor të 53 fermerëve të Shkrelit, duke i dhënë fund “telenovelës” 10-vjecare. Gjykata vërteton se fermerët kanë kultivuar kërp industrial dhe jo kanabis stativa sic pretendohej. Vendimi erdhi pasi Instituti i Mjekësisë Ligjore vërtetoi se lenda e kultivuar ishte kërp industrial.
Odiseja e gjyqeve për fermerët e Shkrelit, ka nisur që në vitin 2000. Janë 12 vite seanca pa fund, nga të cilat, herë dalin fitues fermerët e herë Ministria e Brendshme. Banorët e Shkrelit akuzohen se nuk kultivojnë kërp por kanabis, dhe ngjashmëria midis këtyre të dyjave, ka sjellë edhe betejën ligjore të fermerëve prej 12 vitesh. I gjithë ky kultivim kërpi bëhej nën kujdesin e një shoqate bamirëse humanitare, e cila herë pas here ka dalë në mbrojtje të fermerëve.