Home Aktualitet Kurbin, rreshjet e shiut rrembejne furgonin me pasagjere

Kurbin, rreshjet e shiut rrembejne furgonin me pasagjere

644
0

kurbin-skurajNjë ngjarje e rëndë është arritur të shmangej mëngjesin e sotëm në Kurbin. Sipas raportimeve nga terreni një fugon me pasagjerë është rrëmbyer nga rrjedha e ujit në fshatin Skuraj. Fugoni po kalonte lumin e fshatit për të dalë në anën tjetër por është marrë nga rrjedha, për shkak të prurjeve të shumta.

Në fugon kanë qenë edhe disa nxënës, të cilët po shkonin në shkollë. Fatmirësisht ndërhyrja e banorëve të zonës e ka mbyllur këtë ngjarje pa të lënduar. Fugoni ka mbetur në ujë por nxënësit, shoferi dhe pasagjerët kanë dalë prej mjetit.

Banorët e fshatit Skuraj janë të detyruar të kalojnë në lum pasi disa muaj më parë ura që lidhte dy anët është shembur. Momentalisht funksionon vetëm një urë e vogël për këmbësorët. Sipas banorëve, për shkak të reshjeve lumi ka qenë tepër i fryrë dhe i rrëmbyeshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here