Home Aktualitet Shkatërrohet baza e falsifikimit të kartëmonedhave

Shkatërrohet baza e falsifikimit të kartëmonedhave

4243
0

Një operacion i organizuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Sarandës, ka çuar në shkatërrimin e një baze të falsifikimit të kartëmonedhave dhe arrestimin e një personi dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

Gjatë një kontrolli të policisë në dy banesa në lagjen nr.4 të Sarandës janë sekuestruar 54 kartëmonedha të falsifikuara, të prerjes 2000 lekë të reja, me vlerë totale 104.000 lekë të reja si dhe printer e skaner të cilët përdoreshin për të falsifikuar paratë. Gjithashtu policia ka arrestuar edhe shtetasit Klauid Kadëna, 22-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Sarandë ndërsa ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin dhe Saimir Selmani, i cili hetohej nga policia që prej 3 muajsh.

Sipas policisë, nga hetimet dhe përgjimet e kryera, rezulton se këta shtetas, kanë hedhur në treg të paktën 500.000 lekë të reja false, kartëmonedha të prerjeve 1000 e 2000 lekë të rinj. Ato bliheshin me 30 deri në 40 % të vlerës së stampuar në mënyrë artizanale në kartmonedhë e më pas hidheshin në tregun e Sarandës.

Policia e Sarandës në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit, po kryejnë hetime intensive për të zbardhur dhe dokumentuar veprimtarinë e plotë të këtyre dy personave si dhe bashkëpunëtorët e tyre të mundshëm. Ndërkohë për 22-vjeçarin Klauid Kadëna, gjykata ka vendosur paraprakisht masën e sigurisë “Arrest në burg” pas hetimeve të kryera nga prokuroria ndërsa për 28-vjeçarin Selmani po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here