Home Aktualitet 400 mije leke gjobe nese kalon semaforin me te kuqe

400 mije leke gjobe nese kalon semaforin me te kuqe

675
0

gjobe“Për të gjithë ata që do të kalojnë semaforin me të kuqe me automjetet e tyre duhet të gjobiten 400 mijë lekë të vjetra nga policia rrugore.

Kështu deklaroi sekretari i Ministrisë së Transporteve, Edi Seitaj, ndërsa ishte në një seancë dëgjimore në Komisionin e Integrimit.
I pyetur nga deputetët e mazhorancës mbi rritjen e gjobave, Seitaj tha se kjo nismë nuk synon rritjen e arkëtimeve por vetëm uljen e numrit të aksidenteve.

“Ne si ministri kemi menduar se 10 fishimi i gjobës do sjellë ndërgjegjësim, gjobat për kalimin me semafor të kuq të shkojë në 400 mije të vjetra”, deklaroi Seitaj.

Por për deputetn e mazhorancës Arta Dade, ky ligj është shumë i vështirë për tu zbatuar.

Në Komisionin e Integrimit do të jenë për seancë dëgjimore çdo ministër, për të mësuar më shumë për punën që po bën çdo ministri, si pjesë e reformave të kërkuara nga Komisioni Europian.

Nën kryetari i këtij Komisioni, Taulant Balla tha se në axhendë për seancat dëgjimore do të jenë ministrat që kanë lidhje dhe me progres raportin e KE. Balla i bëri thirrje opozitës të jetë pjesë në këto seanca dëgjimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here